Kryebashkiaku Ndreu: 45 gjyqtarë polakë me pushime në Lezhë
Lezha vijon që të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, edhe pas përfundimit të sezonit turistik. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga grupet e shumta të turistëve që mbushin qendrën e qytetit dhe pikat historike dhe kulturore të Lezhës.
Një prej atraksioneve kryesore mbetet Shëngjini, që edhe pas mbylljes së sezonit turistik, vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. Një grup prej 45 gjyqtarësh polakë dhe stafi i tyre po kalojnë një pushime në këtë zonë, duke shijuar bregdetin e bukur dhe pasuritë natyrore dhe kulturore të Lezhës.
Postimi i plotë
Edhe pse sezoni thuhet se ka mbaruar, Shëngjini vazhdon të mbetet destinacion i preferuar për turistët e huaj. Një grup prej 45 gjyqtarësh polakë me stafet e tyre po kalojnë një javë pushime në Hotel Triumf, duke shijuar bregdetin dhe bukuritë e Lezhës.
Mbrëmë i takova nga afër, i falënderova personalisht për zgjedhjen e tyre dhe gjatë bisedës më thanë se u ka pëlqyer shumë ushqimi ynë tradicional, por edhe rakia shqiptare. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se Shëngjini është destinacion që të mirëpret gjatë gjithë vitit.
KOHA JONË SONDAZH

