Ndryshimet në komisionet parlamentare, Jorida Tabaku mazhorancës: Po shkelni Kushtetutën
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza në Kuvend ndaj mazhorancës dhe kryerparlamentarit Niko Peleshi se po shkelet Kushtetuta me ndryshimet në Komisionet Parlamentare.
“Rregullorja e Kuvendit kishte nevojë të ndryshohej, por të ndryshohet me një debat të gjerë. Se si mund të bëhen deputetët më të përgjegjshëm, sesi të shmangim konfliktin e interesit. Se si t’i afrojmë deputetët afër qytetarëve.
Ndërkohë që ju në aktin e parë të Parlamentit, nisët një procedurë, e cila sipas Kushtetutës duhet të zgjasë jo më pak se një javë. Ne sot duhet të kishim pasur një debat parlamentar se si të rrisim hapësirën e opozitës në një moment ku të gjitha hapësirat janë zënë dhe uzurpuar nga mazhonranca dhe jo të bëjmë hapa pas.
Struktura e re e Komisioneve nuk reflekton as Komisionet e Integrimit dhe nuk reflekton prioritetet që ka sot Shqipëria. Është e panevojshme kjo që po bëni. Po e nisni duke e shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën.
Mburreni me procesin e Integrimit, por procesi i Integrimit është dakordësi dhe zbatim i rregullave. Çfarë vlere ka se sa kapituj hapen kur t’i shkel kushtetutën?
Parlamenti sot nuk reflekton vullnetin e shqiptarëve, kjo është e qartë, por të paktën ju takon që të jeni simbol i unitetit dhe debatit në këtë parlament”, tha Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

