Në 2016-ën, një aksident ajror çdo 6 milionë udhëtime

Të dhënat paraprake vijnë nga enti i Kombeve të Bashkuara. Ai që lamë pas, ka qenë viti “i sigurt” i aviacionit civil: 85 aksidente dhe 179 viktima

Më pak incidente, më pak viktima. Ky që sapo u mbyll ka qenë një vit “i zi” në qiejt botërorë, edhe pse nuk kanë munguar fakte që kanë zënë faqet e para të mediave prestigjioze. Në rënie kanë qenë tragjeditë ajrore në udhëtimet komerciale: 85 në 2016-ën kundrejt  92 në 2015-ën. Rënie regjistrohet edhe sa u takon pasagjerëve të vrarë: 179 kundrejt 474. Të dhënat kanë dalë nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil. Të dhëna që duhet të konfirmohen edhe nga konfirmimi i Kombeve të Bashkuara (dokumenti do të dalë në korrik), por bëhet fjalë për një formalitet të thjeshtë.

Bilanci, është mirë të saktësohet, konsideron vetëm fluturime komerciale në lidhje me transportin e pasagjerëve dhe siç shpjegon njoftimi teknik i ICAO-s, me një MTOW (pesha maksimale e fluturimit), prej të paktën 5.7 tonelata. Kjo do të thotë për shembull, që Tupolev-i “Tu-154” i rrëzuar mbi Detin e Zi në 25 dhjetorin e shkuar me 92 persona në bord, nuk llogaritet: avioni ishte “ushtarak”.

 Një incident vdekjeprurës çdo 6 milionë udhëtime

Mes 85 incidenteve të regjistruara  vitin e shkuar, vetëm 6 të tillë patën viktima. Në raport me rreth 34.5 milionë fluturime në tërësi, do të thotë respektivisht 2.46 tragjedi ajrore dhe 0.17 përplasje me viktima çdo 1 milion fluturime. Duke zgjeruar periudhën e analizës edhe në vitet paraardhëse, zbulohet ama që viti 2013 – sipas arkivit të organizatës – ka qenë ai më me pak incidente (90), si dhe me pak të vdekur (173). Viti 2014, mes dy fluturimeve të pafata të “Maaysia Airlines” dhe vetëvrasjes së pilotit të jet-it të Germanwings, ka regjistruar një bilanc më të lartë, me 904 viktima. Ajo që ka ndikuar në vitin 2016, kanë qenë në veçanti përplasjet e udhëtimeve ‘low cost’ të 19 marsit, Duba-Rostov mbi Don (62 viktima) dhe ai i 7 dhjetorit në “Pakistan International Airlines”, Chitral-Islamabad (47 të vdekur).

Rastet e “EgyptAir” e “LaMia Airlines”

Dy incidente të tjera më “mediatike”, janë përjashtuar nga përllogaritja: avioni i “Egypt Air” Paris-Kajro, i cili ra në Mesdhe në 19 maj (66 të vdekur) dhe ai i “LaMia Airlines” nga Sant Cruz në Medelin, në 28 nëntor me në bord skuadrën braziliane të futbollit të Chapocoenses (71). I pari mbetet një ‘zë’ akoma i pezulluar, sepse arsyet nuk janë akoma të qarta, edhe pse autoritetet egjiptiane këmbëngulin te pista terroriste: në mungesë të një certifikimi nga komisioni hetimor, ICAO nuk mund ta përfshijë në “renditje”. I dyti, ai ku humbi jetën thuajse i gjithë formacioni amerikanolatin i futbollit, mospërfshirja ka të bëjë se bëhet fjalë për një avion charter dhe jo një i linjës.

Përshpejtimi i “low cost”

Gjithçka ka ndodhur në një vit, 2016, ka prekur edhe rekordin e pasagjerëve: 3.7 miliardë, duke u shtuar me 6% në krahasim me vitin 2015, gjithnjë sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, ku 1 miliard kanë udhëtuar përmes linjave “low cost”. “Më shumë se gjysma e turistëve të huaj, është zhvendosur më pas nga një vend në tjetrin përmes linjave ajrore”, – përllogarit agjencia e OKB-së në bilancin paraprak të publikuar në 2 janar. Europa mbetet “tregu” mbizotërues mbi lidhjet ndërkombëtare, e ndjekur nga Azia/Paqësori dhe nga Lindja e Mesme.

SHKARKO APP