Në dhjetor 3 ditë errësirë në Tokë?
Një tjetër version i kësaj, e lidh këtë periudhe me datat 23, 24 dhe 25 dhjetor, por qe njësoj si edhe varianti i pare, synon te mbaje pezull frymën e banoreve te Tokës përpara asaj qe rëndom është quajtur si Fundi i Botes. Sipas këtij shpjegimi te dyte, gjate këtyre diteve, Toka do te kaloje ne një dimension tjetër dhe i tërë universi do te përballet me një ndryshim te madh. Gjithsesi, si versioni i pare,ashtu dhe i dyti ne te vërtetë do te ishin veçse një konfirmim i Teorisë se Fundit te Botes te pretenduar nga mbështetësit e kalendarit te Maya-ve.
Mungesa e reagimit konkret për këtë çështje nga Nasa-s, ka bere qe këto zëra te ushqehen edhe me shume dhe falsiteti i teorive te tyre te gjej me shume terren dhe besues, ndërkohë qe është keqinterpretuar një tjetër raport i Nasa-s mbi te cilin ne mënyrë abuzive flitej për një fenomen te rralle hapësinor, i mbiquajtur “Eklipsi Galaktik, i cili u interpretua si një fenomen qe ndeshet një here ne 26 mije vjet gjate se cilës, i gjithë sistemi ynë diellor përfshihet ne një zone te erret e cila është ne gjendje te përthithë te gjithë fotonet, si pasoje e se cilës, Toka nuk merr me asnjë rreze drite. Gjithsesi, ky event as nuk ka ndodhur ndonjëherë, e as nuk ka për te ndodhur me shume gjasa.
Ato qe realisht përbëjnë një problem për Token janë stuhitë diellore, por qe për momentin, ato nuk kane asnjë efekt te dëmshëm mbi Tokë. Një tjetër shqetësim përbejnë edhe te ashtuquajturat njolla diellore, te cilat mund te gjenerojnë fenomene negative, kryesisht mbi sistemet e telekomunikacionit.
Express