Në garë përballë Berishës për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Ilir Alimehmeti
Do të garojë Ilir Alimehmeti përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike? Mjeku i njohur shprehet se PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por duhet riorganizim i lojtarëve në fushën politike.
”Ka këtu procese, hallka procesesh, çdo demokrat mundet të kandidojë, nuk ka asnjë lloj diskutimi, por hallka procesesh. Flitet edhe në nivel grupi, prandaj këto struktura duhen mbledhur, më nivel grupi në flasim për çdo lojtar në pozicionin e vet nëpër fushë. Pozicionet e drejta, se s’mund të marrësh mesfushorin ta fusësh në portë, portierin ta çosh në sulm dhe të pretendosh që skuadra të luftojë.
Me një riorganizim të lojtarëve në fushën politike, PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por është e nevojshme të vendosë lojtarët në pozicionet e duhura dhe jo të mohojë vlerat e tyre. Jo të themi që ky mesfushori nuk vlen si mesfushor dhe ta çojmë në portë. Këtë po kërkojmë ne, të mblidhen strukturat drejtuese me këtë objekt. E ardhmja është hapja e garave, nëse strukturat nuk mblidhen ku diskutohen këto, i bie që jemi kthyer në parti memece”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, Ervin Salianji prej muajsh tashmë po takon demokratë, të zhgënjyer ose jo, me Berishën ose jo. Mjaftoi një kafe për të krijuar se në PD po lind Ndryshimi. Ishte një test apo diçka pas saj fshihet? E sigurt është se mbledhja e më të votuarve të listave të hapura dhe më të votuarit e primareve që nuk u futën fare në listë, nuk kaloi pa shqetësim.
KOHA JONË SONDAZH

