“Në Kalimash pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja pa kripë ofrohet falas!”

Në një status të darkës Lutfi Dervishi shkruan ndër të tjera se “Kosova, vend pa det, por me kripë në asfalt. Shqipëria vend me dy dete, por me akull në rrugë dhe statuse plot kripë  në Facebook.

Kosova nuk ka tra në autostradë,

Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është real vetëm në Facebook. ‘Kemi marrë masat’, ‘Jemi në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri’, ndërsa makinat rrëshqasin në akull. Një shtet që shqetesohet me shumë për komentet në rrjete sociale sesa për fatkeqësitë në rrjetin rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe kur një shtet me dy dete rrëshqet më shumë se një shtet pa det, problemi nuk është klima. Është administrimi. ‘Kripa e Nusretit’ dhe… shakatë pa kripë…”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?