Në kërkim të kandidatit për garën në Tiranë, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Në një kohë që presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9  nëntor për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki, PD ende nuk ka një kandidat për Tiranën.

Ndaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës.

Takimi ka pasur si qëllim të diskutojë mundësitë e formimit të një koalicioni që do të mbështesë kandidatin e përbashkët të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se gjatë bisedimeve ka pasur mirekuptim mes të dy palëve për krijimin e një koalicioni opozitar, i cili do të angazhohet në mbështetjen e kandidatit të përbashkët për të drejtuar bashkinë në zgjedhjet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?