Në Spanjë, qyteti i ndërtuar poshtë një shkëmbi gjigant
Njerëzit që jetojnë pranë vullkaneve dhe ata në majë të Himalajeve janë të veçantë – por vendi në fjalë, megjithëse sot është modern, është ndërtuar nën një shkëmb gjigant.
Në Setenil de las Bodegas, ky qytet spanjoll ka rreth 3 mijë banorë dhe disa prej restauranteve dhe bareve më të mira në mbarë Evropën. Qyteti-nën-shkëmb është ndërtuar pranë lumit Rio Trejo, një vend ideal për të ndërtuar një qytet, duke qenë se ka ujë të rrjedhshëm dhe temperatura normale.
E veçanta është se shumë prej shtëpive janë ndërtuar brenda dhe rreth mureve të këtij shkëmbi të madh, ndërsa shtëpitë moderne janë ndërtuar në pjesën e shpellës. Shkencëtarët, ndërkaq, besojnë që ky qytet ka qenë i banuar që prej parahistorisë.