“Nëna më rriti duke mbledhur plehra”

 

Ky është momenti prekës kur një mbretëreshë bukurie kthehet në vendlindjen e saj për të falenderuar në mënyrën më modeste të mundshme nënën e saj.

Me kurorën në kokë, 17-vjeçarja Khanittha që fitoi titullin "Miss" nëTajlandë u përkul përpara nënës së saj, pikërisht përpara koshave të plehrave, duke e falenderuar për gjithçka ka bërë për të.

Momenti prekës ka bërë shumë njerëz që të lotojnë, pasi nëna e rriti e vetme, teksa e siguronte jetesën duke mbledhur plehra nëpër kosha.

Gjithçka kam arritur, e kam falë mamasë. Unë dhe ajo e sigurojmë jetesën në mënyrë të ndershme, ndaj nuk ka pse të ndjehem inferiore,” tha ajo.

Për shumë aziatikë, forma më e lartë e respektit është të gjunjëzohesh.

Mint tani ka fituar disa kontrata për reklama, për punë në televizion dhe në botën e filmit.

Ajo shpreson që kjo do e përmirësojë situatën e tyre ekonomike.

SHKARKO APP