Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nënkryetari i PD, Kedhi: Qeveria punësoi 100 të rinj pa konkurs, kontrata për të blerë heshtjen e protestuesve

Lajme E premte, 31 Korrik 2026 16:06
Nënkryetari i PD, Kedhi: Qeveria punësoi 100 të rinj pa konkurs, kontrata për të blerë heshtjen e protestuesve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi akuzon  qeverinë ”Rama 4”, duke thënë se ka punësuar 100 persona me kontrata të përkohshme pa garë dhe pa konkurs. PD pretendon se kontratat pesëmujore synojnë të ndikojnë te të rinjtë që po marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. ”Kjo nuk është thjesht shkelje ligjore, por një operacion i mirëfilltë politik. Rama nuk po punëson arkivistë. Po përpiqet të blejë heshtjen e të rinjve me kontrata pesëmujore, pikërisht kur një brez i tërë i është kundërvënë në rrugë”, tha Kedhi.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:

Sot dua të bëj publik një denoncim të ardhur nga brenda administratës shtetërore. Me VKM nr. 582, datë 22 korrik 2026, qeveria ka shtuar 100 vende pune me kontrata të përkohshme pesëmujore, të gjitha me një emërtesë të vetme: ‘Specialist arkivi’. Vendet nuk janë shpallur publikisht. Nuk ka pasur asnjë konkurrim. Nuk ka pasur kritere të bëra publike. Ndërkohë, emrat kanë qenë gati përpara vendimit të këshillit të ministrave. VKM-ja u miratua më 22 korrik dhe efektet financiare fillojnë më 1 gusht. Por kur u përzgjodhën 100 emrat, si u përzgjodhën kur vendet nuk u shpallën dhe nuk pati asnjë konkurs?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

100 emrat e paracaktuar janë të rinj, mes tyre edhe studentë që ende nuk kanë mbaruar Bachelor-in. Profile nga ekonomia, drejtësia, mjekësia, psikologjia, agronomia. Shumë profesione të ndryshme, por me qëllimin e qeverisë për të pasur një specialitet të vetëm: besnikërinë. Pra, për ta thjeshtuar: nuk janë hapur vendet për t’u zgjedhur kandidatët. Janë zgjedhur emrat, dhe pastaj është përgatitur vendimi për t’i punësuar. Këta të rinj nuk kanë faj që dikush u premtoi një vend pune. Fajin e ka ai që ndërton skema të tilla dhe tregon edhe njëherë se çfarë mendon për të rinjtë, dhe se si i trajton për interesat e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendimi vetë ngre pyetje që nuk u gjendet asnjë përgjigje e ndershme. Çfarë pune arkivi kërkon njëqind veta për pesë muaj? Pse paguhen nga dhjetë institucione të ndryshme, kur të gjithë, sipas vetë vendimit, në pikën 2, punojnë në një vend të vetëm, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave? Përgjigjja dihet: kur një shpenzim copëtohet nëpër dhjetë buxhete, asnjë shifër s’duket e madhe dhe asnjë sy publik s’e kap dot të plotë. Kjo është teknikë fshehjeje. Dhe për këtë do duhet të jetë e vëmendshme dhe KLSH.

Mund t'ju interesojë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa ka...

Para 4 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 4 orësh
Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qytetarëve

Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qyt...

Para 5 orësh

Një detaj që flet vetë është fakti se efektet financiare fillojnë më 1 gusht. Pikërisht kur të rinjtë janë në shesh. Dhe ky është thelbi. Kjo nuk është thjesht shkelje ligjore, por një operacion i mirëfilltë politik. Rama nuk po punëson arkivistë. Po përpiqet të blejë heshtjen e të rinjve me të gjitha mënyrat, pikërisht kur një brez i tërë i është kundërvënë në rrugë, me qellimin e vetem për të arkivuar revoltën më të madhe të tre dekadave të fundit.

Rama po përdor dy duar kundër të rinjve: me njërën u jep kërbaçin në shesh, me tjetrën u tund kontrata pesëmujore, me shpresën se do t’i blejë, t’i përçajë dhe të minojë protestën. Ne thelb kjo eshte vetem nje nga shume format qe ai perdor per minimin e protestes. Nuk do ja dale! Te rinjte nuk mashtrohen.

Nuk u jep një të ardhme, siç nuk e ka bërë në asnjë nga vitet e sundimit të tij. U jep vetëm pesë muaj. Nuk u jep meritokraci. U jep një vend të përkohshëm në një listë, për aq kohë sa t’i shërbejë interesit të tij. Nuk u garanton liri. U kërkon heshtje. Përtej denoncimit, unë sot dua t’u flas pikërisht të rinjve, edhe atyre 100 emrave në listë.

Ju nuk jeni problemi. Ju jeni prova e problemit real: në këtë vend, edhe puna e parë e një të riu duhet të kalojë nga dora e partisë. Edhe i riu i saposhkolluar duhet të përdoret nga kjo qeveri, ndryshe rruga e vetme për të është blerja e një bilete pa kthim. Kjo është fyerja, jo nga ne, nga ata që këtë e kanë ndërtuar model sundimi.

Ekziston një rrugë tjetër dhe këtë e themi me përgjegjësi e garanci. Punë që fitohet me konkurs të hapur, ku CV-ja vlen më shumë se telefonata, apo interesat politike e elektorale. Një ekonomi ku biznesi i vogël dhe sipërmarrësi i ri nuk mbyten nga taksat e nga miku i pushtetit që fiton çdo tender. Pagë që nuk ta ha inflacioni, se ekonomia bazohet te prodhimi, inovacioni, konkurrenca, arsimi, jo te fasadat, koncertet, narkotrafiku e listat elektorale. Dhe një shtet ku nuk të duhet askush ‘i fortë’ pas krahëve për të ecur përpara.

Kjo është zgjedhja e vërtetë përpara rinisë shqiptare. Jo ‘pesë muaj me Ramën ose dëbim’, por një vend ku e ardhmja jote nuk varet nga asnjë parti, përveç aftësive të tua. Rama mendon se rinia blihet me pesë muaj punë. Mendon se taktika të tilla do shuajnë qëndresën heroike të të rinjve shqiptarë për mbi dy muaj. Rinia shqiptare nuk shitet. Por do ta ndryshojë vetë këtë vend, duke i dhënë një mësim të mirë atyre që tentojnë të tallen me të.

Etiketat e lidhura

Nikola KedhiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 4 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 4 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 4 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 6 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 7 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

3 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 12 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.