Nermin Vlora, përballë gruas shqiptare në Greqi

kanë mbërritur një grup prej tyre që e drejtojnë këtë fondacion, të tilla si Nderi i Kombit, Margarita Xhepa; presidentja e tij, gazetarja Zenepe Luka; gazetarja Tefta Radi; poetja, shkrimtarja e skenaristja, Vllasova Musta; prezantuesja e ekranit, Silvana Braçe; Vitore Stefa Leka, nga Italia; përfaqësuesja e fondacionit për diasporën, Zylfie Duraku; publicistja Migena Arllati etj. Mes grave intelektuale shqiptare, që kanë emigruar në kohë të ndryshme dhe jetojnë prej vitesh në Greqi, ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Dashnor Dervishi, si edhe kryetari i Federatës të Shoqatave Shqiptare të Greqisë, Etmond Guri. “Dëshiroj të nis diskutimin tim, me mesazhin e qartë, që tashmë është shndrruar në amanet, të ambasadores së kombit, Nermin Vlora Falaschi: Ta ruajmë identitetin tonë, dinjitetin si shqiptare kudo që jemi. Këto fjalë vlejnë kaq shumë për ne shqiptaret në emigrim dhe sot, duke iu bashkangjitur Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, ne ngrejmë një spirancë, për t’u bërë më të ndërgjegjëshme për të ruajtur këto virtyte”, tha publicistja Kozeta Ndrio Vrusho. Më tej, ajo shpalosi një panoramë të arritjeve dhe problematikave që kanë veçanërisht gratë në emigrim, të cilat falë aftësive të tyre janë bërë edhe biznesmene me emër, por dhe pjesëtare të denja të familjeve greke. Por në këtë tablo të situatës së gruas shqiptare në emigracion në Greqi, Vrusho radhiti edhe disa nga problematikat që janë thelluar vitet e fundit, si largimet nga puna, por edhe pensionet, e mbi të gjitha, përkujdesja e shtetit për të krijuar të gjitha hapësirat për mësimin e gjuhës shqipe. Kurse Zenepe Luka, që është themeluese e Fondacionit,  ka rrëfyer për të pranishmit rrugëtimin që ai ka bërë, fillimisht i emërtuar si “Gruaja intelektuale shqiptare”. “Ky vit, – tha ajo, – u shpall viti i Gruas së shquar, në kuadër të 10-vjetorit të vdekjes së Nermin Vlora Falaschit, datë për të cilën do të zhvillohen shumë aktivitete në 28 nëntor në Vlorë. Përveç të tjerash, u ngritën degë të reja të Fondacionit si në Treviso të Italisë, Gjakovë, Koper të Sllovenisë, në qytetin e Pogradecit, Fierit, Beratit dhe Librazhdit në krye të të cilave janë zgjedhur gra të shquara si Migena Arllati, Arta Saro, Sonila Sinaj, Lindita Gogaj, Zela Koka”.

“Themelimi i degës së Fondacionit në Athinë, padyshim do të bashkojë zërin e gruas shqiptare, duke i shtrirë dorën edhe gruas arvanitase e cila ka qëndruar larg, për të ruajtur traditat e kulturës shqiptare, njëherësh duke dhënë shembullin e modelin e gruas që di të integrohet, duke përcjellë e promovuar vlerat”, shtoi Luka.

 

 

Diaspora

Ndërsa në fjalën e saj, përfaqësuesja e fondacionit në diasporë, Vitore Stefa Leka ka pohuar se “qëllimi final në këtë krijim të degës duhet të jetë bashkimi dhe solidariteti i gruas me vlera  intelektuale shqiptare, e cila duhet të sjellë frymën e saj bashkëpunuese, pasi vlerat e vërteta vlerësohen më shumë nga vendasit kur u thua me krenari që je shqiptare”.

 

Shqiptaret e Athinës

Miranda Tavanxhiu, një intelektuale e njohur në Athinë, ka folur për gruan shqiptare, që ka arritur suksese me bizneset e saj në këtë qytet, sikurse është  shkodrania Ana Preka, që duke guxuar ka sfiduar edhe burrat biznesmenë. “Si Anna dhe gra të tjera, – përfundoi ajo, – janë shembulli i gjallë që tregon vlerat e gruas shqiptare, sidoqë në emigrim”.

     

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, zgjoi interesin e të pranishmëve jo thjetshtë  si ambasador, por për vetë natyrën e diskutimit të tij. Pasi vlerësoi kontributin e Fondacionit “Nermin Vlora” për të bashkuar zërin e gruas shqiptare , paçka  se këtu ka mbrritur vonë, lexoi disa shënime-ditar që kish mbajtur në vitin 2000-2002 kur ishte ambasador në  shtetin italian, ku për fat të mirë, ka njohur nga afër Nermin Vlorën dhe bashkëshortin e saj, që e donte shumë Shqipërinë.

e sipas tij, i është dhënë mundësia të takojë nga afër familjen  Falaschi. Sipas tij, përshtypjet për studiuesen dhe shkrimtaren, poeten, gjuhëtaren shqiptare Nermin Vlora Falaschi kanë qënë vlerësuese, për shkak të ndjenjave të forta atdhetare dhe përpjekjeve të pafundme për të kontribuar në mbajtjen gjallë të vlerave të gruas dhe kombit.

 

 

 

 

 

 

 

Margarita Xhepa,

 Nderi i Kombit

 

Më pas, fjalën e ka marrë aktorja e madhe e skenës shqiptare, Nderi i Kombit, Margarita Xhepa. Edhe pse në një gjendje shëndetësore jo të favorshme për të bërë udhëtime kaq të gjata, ajo e nisi bisedën: “Jam këtu të shpreh edhe gëzimin tim për organizimin e gruas me vlera  intelektuale, të nënave shqiptare këtu në Greqi. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë për 13 vjet dhe në çdo fjalë timen, nuk mund të rri pa përmendur faktin, që është gazetarja Luka, lokomotiva e Fondacionit, që ka bashkuar zërin e gruas shqiptare, të arbëreshes me kosovaren, shqiptaren e Malit të Zi, intelektualen e Maqedonisë. Nuk është pak që në gjirin e Fondacionit tonë numërohen mbi 5 mijë gra duke përfshirë 20 degët e Fondacionit në të gjitha shtetet. Ne gratë shqiptare vlerësojmë figurën dhe kontributin e mbesës së Ismail Qemalit Nermin Vlora Falashi, që tërë jetën e shkriu në interes të kombit. Se sa atdhetare ishte kjo grua e madhe, e tregoi edhe fakti që ajo dhe bashkëshorti i saj Renco, të prehen në një varr të përbashkët në Kaninë të Vlorës. Nermin Vlora, mbetet një yll, që do t’i ndriçojë rrugën gruas shqiptare”, – ka përfunduar ajo.

 

Takim emocionant

 

Surpriza e këtij takimi ka qenë ardhja në sallë e intelektuales Diana Beu, familje e shquar nga Libohova, që duke përqafuar artisten Margarita Xhepa, rrëfeu se si ajo e kishte mësuar për aktrim, por ka qenë e pamundur që të realizohej ëndërra e saj për shkak të përbërjes së familjes. Në përgjigje të rrëfenjës, Xhepa u është drejtuar të pranishmëve se Diana ishte e talentuar, madje shtoi se i ishte lutur komisionit për ta pranuar në Institutin e Arteve, por ëndrrën e saj e ndërpreu origjina e familjes.

 

 

SHKARKO APP