Nëse çiftet nuk funksionojnë, mendon ueb-i për ta

Janë gjithnjë e më shumë çiftet që kanë vështirësi të ruajnë pasionin mes tyre, por kjo ndodh zakonisht kur diferenca është më pak se pesë vjet

Sipas një sondazhi të fundit, i realizuar te një mijë burra dhe një mijë gra, duket se burrat nuk janë të zotë që t’u vijnë rrotull grave, janë të ngathët dhe shumë pasivë … kjo natyrisht e parë nga këndvështrimi i femrave. Ndërsa burrat mendojnë se fatkeqësisht gratë janë më pak tërheqëse sot dhe shumë agresive. Kujdes: kjo ndodh në përgjithësi te çiftet që diferenca e moshës nuk i kalon pesë vjet!

Burra pasivë dhe gra agresive: gjithnjë e më shumë distanca mes tyre. Por zgjidhja është: për t’i afruar është uebi, ku femrat mund të kërkojnë për meshkuj më të rinj, meqenëse sipas sondazhit diferenca e vogël mes çiftit bën që të lindin probleme mes tyre, dhe meshkujt mund të kërkojnë për femra më të mëdha në moshë.

Kështu, nëse femra është të paktën pesë vjet më e madhe, gjërat mund të ecin mirë, por kur kjo distancë fillon të zvogëlohet, nis një armiqësi mes gjinive, sepse për femrat meshkujt janë shumë pasivë, ndërsa për meshkujt gratë janë gjithmonë mjaft agresive.

Për çfarë janë qortuar gjithmonë meshkujt? Se ata nuk dinë të puthin dhe nuk janë burrërorë. Po femrat për çfarë janë kritikuar më shumë? Sepse kanë harruar dhe kanë lënë mënjanë artin e joshjes.

Pasojat? Bashkime gjithnjë e më të vështira dhe çifte në krizë pak kohë pas lidhjes së tyre.

Pothuajse një e treta e çifteve kanë përjetuar fillimin e krizës brenda muajit të parë, me një ndjenjë pakënaqësie me 45% nga ana e femrave dhe 38% nga ana e meshkujve. Më pas vijnë grindjet deri në tradhëti. Marrëdhënia mes çifteve të së njëjtës moshë duket të jetë gjithnjë e më e vështirë.

Por pjesa më e vështirë është faza e ardhjes rrotull: për 60% të femrave, meshkujt janë shumë të nxituar, të papjekur dhe nuk kanë origjinalitet. Por edhe kur hidhet hapi i parë, gjërat nuk është se përmirësohen. Për 42% të femrave dhe një në dhjetë, thonë se raporti i tyre seksual është katastrofë. Por cilat janë fazat më të vështira për një burrë që dëshiron të bëjë për vetë një grua?

Meshkujt mendojnë se faza e ardhjes rrotull është faza më kritike, sepse, sipas tyre, femrat nuk e dinë as vetë se çfarë duan në të vërtetë dhe thonë gjëra me të vërtetë kontradiktore e më pas qahen sepse meshkujt nuk kuptojnë asgjë.

Gratë në përgjithësi i thonë në sy të mirat dhe të këqijat, ndërsa burrat preferojnë një mënyrë më tradicionale. Prandaj në ditët e sotme zgjidhja është një mashkull më i ri se vetja, si çifti Macron. Kur gruaja është më e madhe se i dashuri, dëshiron të udhëheqë lojën për faktin se partneri i saj, si një fëmijë i ngathët dhe i pasigurt, bëhet një element i tërheqjeje.

Për më tepër, një femër më e rritur zakonisht është në kulmin e karrierës së saj, ka vetëbesim dhe kjo është ajo që e bën atë më intriguese për sytë e meshkujve më të rinj. Ata janë të lumtur që kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie me një grua më me përvojë se vetja.

Po tradhtia? Një femër e pjekur mban mbi supe një eksperiencë të gjatë, kështu që është e vështirë që ajo të tradhtojë, aq më tepër nëse në krahët e vet ka një mashkull më të ri se vetja që i plotëson të gjitha dëshirat.

SHKARKO APP