Nëse e adhuroni verën ju duhet patjetër një çantë si kjo

Të gjithë njerëzit që e adhurojnë verën do të gëzohen tani pasi është prodhuar një çantë e cila ka një “kuletë” të fshehur për të mbajtur verë.

“PortoVino” e firmës Bella Vita ka një shtresë të izoluar dhe të padukshme për syrin e njeriut e cila e mban të freskët 1.5 litra verë.

Çanta e dizenjuar ka një rubinet të fshehur me anë të së cilit nxirret vera për të mbushur gotën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë u jep mundësi njerëzve të pijnë një gotë verë shpejt dhe në momentin që iu duhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ideja ishte e stilistëve Gunnar Hammerbeck dhe Marisa China të cilët janë bashkëpronarë të Bella Vita, raporton The Sun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?