Nëse i lini vetëm fëmijët në shtëpi, ata grisin… (FOTO)

Një 5-vjeçar grisi plot 50 mijë kartëmonedha juan, (6.300 euro), pasi prindërit e lanë vetëm në shtëpi.

Këta të fundit, u shokuan kur gjetën një grumbull parash të shpërndara nëpër dyshemenë e shtëpisë në Qingdao të Kinës. Sipas mediave vendase, fëmija i gjeti paratë e fshehura në shtëpi dhe pasi luajti me to, vendosi t’i griste.

Duke folur për gazetarët, babai i 5-vjeçarit tha se kishte vajtur në bankë me shpresën se do të merrte kartëmonedha të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit mësohet se i thanë se do të duhet që t’i bashkonte të gjitha copat e parave në mënyrë që të bënin shkëmbimin. Fatkeqësisht, ai nuk mundi ta bënte një gjë të tillë, pasi pjesët ishin tepër të vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U përpoqa me kujdes për dy ditë, por munda të bëja bashkë shumë pak”, tha babai i 5-vjeçarit, i cili mësohet se është biznesmen dhe paratë i kishte marrë kredi në bankë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?