Nesër ndryshon ora, do të flemë më shumë
Ndërmjet të shtunës 25 dhe të dielës 26 tetor 2025, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.
Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.
KOHA JONË SONDAZH

