Nesër Rama prezanton programin e qeverisë në Kuvend, opozita kërkon debat pa kufizim kohor

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.

Bëhet me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.

Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbyllje të Konferencës së Kryetarëve, u vendos se koha e debatit do të jetë 10 minuta për secilin folës. Ndërkohë, Opozita do të ketë në dispozicion të njëjtin minutazh që do të përdor Kryeministri në prezantimin e programit qeverisës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?