Nesër shpallet qeveria ”Rama 4”, kryeministri do të paraqesë programin për katër vitet e ardhshme

400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, mëngjesin e datës 11 shtator, do të jenë në Pallatin e Kongreseve. Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj. Dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, por Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?