Nesër votimi në Kuvend për 46 bashki, Shehi dhe Spahiu thirrje PS-së: Tërhiqni projektin

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i ka kërkuar mazhorancës socialiste të tërheqë projektin për reformën administrativo-territoriale, që pritet të votohet më 8 tetor.

Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahiu kërkuan që ndryshimi i hartës territoriale të bëhet me konsensus të gjerë politik. Sipas tyre, reforma duhet të jetë më e thellë dhe të përfshijë rishikimin e numrit të bashkive, rikthimin e komunave dhe reduktimin e qarqeve.

LZHK prezantoi edhe propozimet për reformën zgjedhore, mes tyre zgjedhjen e kryetarëve të bashkive me dy raunde, pragun 50%+1 për vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe votimin e numërimin elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehi dhe Spahiu paralajmëruan mazhorancën të mos përsërisë modelin e vitit 2014, duke theksuar se reforma duhet të jetë afatgjatë dhe të mos i shërbejë interesave të një mandati qeverisës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projektligji aktual parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?