New York Times : Shqiptarët, raca më e bukur e Europës!
Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Ky është përfundimi i një shkrimi të prestigjiozes, “ New York Times”, publikuar gati një shekull më parë, më 21 maj të vitit 1911, që sillet tashmë sërish në vëmendje. – “Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, e kështu janë edhe vallet e tyre. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej nga gazetari i asaj kohe i New York Times. Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë. “Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë. Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e XVII. Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”, thuhet në shkrim. Në fakt edhe studime të tjera tregojnë se vendet mesdhetare e më konkretisht shqiptarët janë ndër njerëzit më të hijshëm në kontinent.