Nga 1 janari rriten edhe pagat e administratës

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten me 2.5 për qind pagat e atyre që punojnë në shtet. Aq sa u indeksuan pensionet në tetor. Kjo politikë do të vijojë. Pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 2.32 miliardë lekësh. Kjo shumë është sa 0.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitin 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash. Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Nga punëtorët e fabrikave e rrobaqepëset te shitëset, kamerierët apo punëtorët e ndërtimit cilido i punësuar në Shqipëri nga fillim-viti i ardhshëm do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë. Paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë. Premtimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve për t’u zbatuar nga 1 janari 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?