Nga Albini, tek Albina!
Nga Mero Baze-Përpjekja për të imituar jë lëvizje të ashpër opozitare, e cila ka muaj që ka zënë vend në Kuvendin e Kosovës, po degradon në një opozitë kaotike , pa identitet dhe ndoshta me ndikim negativ dhe për vet opozitën. Futja evëzëve në Kuvend, e promovuar për herë të parë nga Albin Kurti në Kosovë, natyrisht që ishte një gjë e fort, e cila formalisht bazohej në kauza të forta, sic është integriteti territorial i Kosovës, vija kufitare, marrëveshja me komunat serbe etj.
Në Tiranë, “Vezëvendosja” u importua si model, pa pasur mbrapa vetes as arsyetim politik dhe as kauza të forta. Për më tepër vet ky vendim, nuk ishte një vendim unanim i PD, por i një grupi grash që duan të faktorizohen si “të forta” në Kuvend, me shpresë se kështu garantojnë një mandat tjetër për deputete.
Degradimi i kësaj lëvizje politike nga Albini tek Albina, dhe në fund tek Albana, nga një lëvizje fine opozitare me theks të fort radikal, tek një një protestë e shëmtuar grash që flasin me fjalor burrash të rëndomt, dhe që nuk gjenë miratim as brenda grave të PD, është mbi të gjtiha përgjegjësi e atyre që përdorin këto gra.
Të imitosh Albinin me Albinën, është sikur të imitosh Sali Berishën me Albulenën në Kosovë. Albini është i qartë në atë që bën dhe atë që do të bëj përmes radikalizimit të aksionit opozitar. Ai e di pse po gjuan me vezë, pse po hedh gaz lotsjellës dhe e merr përsiëpr atë që bën. Albina di vetë që po qëlloi me vezë, po e kapi Ramën, mund të jetë prap deputete, po nuk e kapi mund të jetë në listë. Kjo është një mënyrë vulgare për ta varros kauzën e opozitës dhe për ta bërë atë qesharake, duke fshehur lidershipin pas fustanit grave që bëjnë si burra.
Fjalori i saj për orgjira, dashnore, dhe gra të përdorura nga kryeministri, është një fjalor i rëndomt mashkullor, biles i mesgkujve të këqinj, që përflasn dhe femrat me të cilat shkojnë. Albini ka akuzuar Thaçin simbolikisht që bën flirte me Serbinë dhe është dashnor i Vuçiç, kurse gratë e PD numurojnë dashnoret e Edi Ramës.
Albini ka qëlluar dhe është qëlluar me vezë, për të ndezur konfliktin politik për të bllokuar Marrëveshjen me Serbinë, kurse Albina ka qëlluar për të bllokuar reformën në drejtësi, për të nxjerr Kuvendin nga normaliteti dh epë rti shpëtuar shefat e saj nga përbaljja me fajlën e dhënë për reformën.
Që opozita e Albinit të bën të lëshoj goja lëng, kur je në opozitë, është e qartë, pasi është opozitë agresive, integjente dhe e pakompromis, por që ta bësh atë, duhet të jesh njeri i lirë, nuk duhet të kesh peshën e mëkatve që kanë shefat e Albinës. Së paku nuk duhet të kesh vrarër në bulevard për pushtet, nuk duhet të kesh varrosur 26 vet për ca miliona të djalit, nuk duhet të kesh djalin apo vajzën sekser pas çdo koncesioni të qeverisjes tetë vjecare. Dhe si për ti vënë kapak hipokrizisë, kur gratë e gjora të PD i thërrasin nga Mirdita Peqini e Vlora ti nxjerrin para ryeminsitrisë për të sharë me libër shtëpie burrin që është kryeministër, djali dhe nusja e rradhës e djalit të Atij që urdhron gratë, harxhojnë milionat që u kanë vjedhur shqiptarëve në pasarelat e modës në Milano, duke u bërë karshillëk varfërisë ku i kanë zhytur shqiptarët.
Është kjo arsyeja reale, qw Alibina nuk bëhet dot si Albini. Por mbi të gjitha kjo shpëton dhe Albinin, të mos duket si Albina. Si Albana, jo e jo! TEMA
KOHA JONË SONDAZH

