Nga Johnny Deep, Abramovich dhe Trump…/ Shtëpitë luksoze të të famshmëve që pritet të goditen nga uragani “Irma”

Një numër i madh i shtëpive të të famshmëve pritet të goditen nga uragani Irma, kur kjo stuhi e fuqishme i është afruar Karaibeve. Evakuimet tashmë kanë filluar në një pjesë të Floridas dhe Karaibeve pasi uragani – në madhësi të Francës – është cilësuar si stuhia më e fuqishme e regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik.

Shtëpitë e aktorëve Johnny Depp, David Copperfield, moderatores Oprah Winfrey, këngëtarit Mick Jagger dhe ajo e presidentit amerikan Donald Trumpi, pritet të goditen nga uragani i fuqishëm. Filantropi Richard Branson ka refuzuar të largohet nga kompleksi i tij Necker Island në British Virgin Islands përkundër rrezikut të madh nga uragani. Vila luksoze në këto ishuj kanë edhe aktorët Bruse Willis e Eddie Murphy.
Image

SHKARKO APP