Nga Ksamili në Koman, “Siguria Detare” bllokon 17 mjete lundruese
Lajme E Diel, 8 Shtator 2024 14:30

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare edhe gjatë javës së parë të muajit shtator, duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit, ka vijuar me intensitet operacioni “Siguria Detare”, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.








Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve duke respektuar perimetrin e sigurisë.