Nga Nishi në Durrës, Serbia miraton projektin e autostradës

Rruga Durrës-Kukës-Morin-Merdar shumë shpejt pritet të vazhdojë deri në Nish. Qeveria serbe ka miratuar projektin që nis gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Rruga do të shtojë ndjeshëm shkëmbimet bregdetare nga porti i Durrësit e më gjerë. Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç, sipas së cilës kjo autostradë është me shumë rëndësi për Serbinë.

“Për ne kjo autostradë është me shumë rëndësi, jo vetëm për shkak të transportimit të mallrave e njerëzve, por për shkak se përmes Korridorit 10 do të lidhemi edhe me Bullgarinë, Shqipërinë e Maqedoninë dhe kjo do të thotë më shumë punë për kompanitë tona”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarja e qeverisë serbe ka shtuar gjithashtu se Serbia ka përfunduar detyrimet e veta si dhe dokumentacionin projektues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?