Nga protesta Salianji i përgjigjet Berishës: Jam pjesë e PD, s’më largon dot askush nga partia

Ervin Salianji nga protesta e PD-së para Kryeministrisë, tha se do të vijoi që të jetë pjesë e protestave, pasi ai është pjesë e kësaj partie. Në një prononcim për mediat nga protesta, ai tha se nuk e ka përjashtuar askush nga PD.

”Dy skandalet e fundit të qeverisë, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për rrëzuar. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën.

Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD, por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?