Nga sot, 10 rregulla të reja për shoferët

 

Nga sot, ka hyrë në fuqi plani i ri i masave i cili pritet të sjellë kontrolle dhe masa disiplinore më të forta edhe në fushën e transporteve. Konkretisht, asnjë subjekt i palicencuar për shërbimin që kryen, nuk do të bëjë biznes në fushën e transporteve. Po ashtu, të gjitha taksitë duhet të punojnë përmes taksimetrit dhe të lëshojë faturë.

Ja 10 pikat e planit të masave mbi anti­-informalitetin:

1. Mjete transporti publik taksi dhe autobuzë që kryejnë aktivitet të palicencuar. Do kryhen kontrolle me grupe të përbashkëta të Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të trasnportit rrugor. Në rast evidentimi shkeljesh do ndëshkohen me gjoba maksimale 100 000 lekë apo dhe konfiskim mjeti.

2. Do kontrollen taksitë e pajisura me taksimetër mbi përdorimin e rregullt të tij. Në rast parregullsish do vendosen gjoba 20 000 lekë nga organet e Policisë Rrugore apo të shërbimit të trasnportit rrugor dhe tërheqje e licencës.

3. Do rishihen kushtet e liçensimit të taksive dhe kushtet e komoditetit të tyre.

4. Do të kontrollohen autobuzët e shërbimit interurban për pajisjen me bileta të pasagjerëve. Shoqëritë e transportit të marrin masa për pajisjen me blloqe të biletave nga drejtoritë tatimore. Në rast shkeljesh gjobë deri në 100 000 lekë dhe pezullim licence.

5. Formalizim i tregut, mjeteve të përdorura të rregjistruara për herë të parë. Kufizime për importin e mjeteve nga individë.

6. Verifikim nga noterët i detyrimeve të mjeteve që ndërrojnë pronësinë.

7. Kontrolle të pikave të grumbullimit të mjeteve.

8. Kontrolle të subjekteve që kryejnë transport mineralesh apo karburanti mbi peshë.

9. Çertifikim i serviseve të mjeteve rrugore.

10. Tarifë reklamash në anë të rrugës dhe kontrolle ndaj dëmtimeve të infrastrukurës rrugore dhe ndërhyrjeve pa leje. 

SHKARKO APP