Nga sot filloi 4G

 

Nga sot starton 4G Prej datës 1 Shtator, në tregun e telekomunikacioneve do të hyjë në fuqi parimi i neutralitetit teknologjik. Nga sot operatorët mund t’i shfrytëzojnë frekeuncat që kanë në përdorim për teknologjinë që dëshirojnë, qoftë 2G, 3G apo 4G. Liberalizimi i përdorimit të teknologjive do të sjellë për herë të parë në Shqipëri edhe teknologjinë 4G. Për përdoruesit e telefonisë së lëvizshme kjo do të thotë shpejtësi interneti të paktën tre herë më e lartë krahasuar me teknologjitë ekzistuese. Tre nga operatorët e telefonisë së lëvizshme kanë njoftuar AKEP se do të nisin ofrimin e teknologjive 4G që nga dita e nesërme. Sipas detyrimeve rregullatore, shërbimi duhet të mbulojë pothuajse të gjithë përdoruesit dhe territorin, çka do të thotë se 4G që nga 1 Shtatori do të ofrohet pothuajse në të gjithë Shqipërinë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?