Nga sot nis kompensimi i pronave, 24 milionë USD dhe 23 mijë ha tokë
Nga sot nis kompensimi i tokave për pronarët në para apo fizikisht. Qeveria dje mori vendim “Për caktimin e rregullave dhe procedurave mbi vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” gjithashtu dhe mënyrën si do të funksionojë Agjencia e Trajtimit të Pronës.
Qeveria ka vënë në dispizicion fondin e 24 milionë dollarëve dhe 23 mijë ha tokë bujqësore me të cilat do të bëhet kompensim fizik për ata që e kanë të zënë tokën.
Ndërkohë do të kompensohen në vlerën e 70 % të tokës pronarët, toka e të cilëve është prekur nga ndërtmet pa leje në proces legalizimi.
26 mijë vendimet e pavlerësuara ende
Qeveria ka vendosur për të nisur menjëherë vlerësimin e 26 mijë vendimeve të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave për të cilat deri dje nuk ka pasur asnjë zgjidhje. Për këto vendime do përcaktohet statusi ekonomik dhe vlerësimi i tyre financiar.
“23 mijë hektarë tokë bujqësore është e gatshme për t’u vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë dhe shteti dhe ligji iu ka borxh që t’u japë diçka dhe 23 mijë hektarë tokë janë gati”, tha dje Manjani
11 mijë qytetarë aplikues
Nga sot nis trajtimi i dosjeve të 11 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar në vite në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nëpërmjet dosjeve për të marrë pronën e tyre, por që nuk jane trajtuar asnjehere. Edhe këto 11 mijë qytetarë do të kenë informacion publik që sot në faqen zyrtare të internetit, si fillim, të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.
Ata që duan të aplikojnë
U duhet Një dokument origjine dhe një hartë të pretenduar se ku gjendet prona dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës. Agjencia do të shkojë t’i verifikojë.