Nga sot priten të reduktohen autobusët deri në 30%. Shoqatat e Transportit Urban: Jemi në vështirësi
Nga sot, transporti publik Urban dhe Interurban pritet të reduktojë deri në 30% numrin e autobusëve, masë që sipas operatorëve është e detyruar përballë kostos së papërballueshme financiare, nga çmimi i lartë i karburantit.
Në një kërkesë drejtuar qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre për vijimin e subvencionimit të naftës.
“Duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion”, thanë shoqatat në një deklaratë një ditë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

