Nga trashëgimi historike në pol turistik, prezantohet projekt-ideja për Kalanë e Elbasanit

Është prezantuar projekt-ideja për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, ministrit Blendi Gonxhja, drejtuesit politik Arbjan Mazniku, kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, si dhe bashkëdrejtuesve të AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.

Projekt-ideja, e mbështetur nga AADF dhe e realizuar me ekspertizën e arkitektit të njohur Emre Arolat në bashkëpunim me MVM Architecture, synon t’i rikthejë kalasë identitetin historik, vlerat arkeologjike dhe rolin e saj si një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore e turistike në vend.
Projekti parashikon restaurimin dhe rijetëzimin e zonës historike brenda kalasë, përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e infrastrukturës për vizitorët dhe krijimin e ambienteve multifunksionale për aktivitete kulturore, artistike dhe turistike.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja e ka cilësuar projektin si “një kapitull të ri për Elbasanin”, duke theksuar se Kalaja do të kthehet në një pikë kyçe të identitetit historik dhe zhvillimit ekonomik të qytetit. Ai ka deklaruar se ndërhyrjet do të ruajnë autenticitetin historik të zonës, duke i dhënë njëkohësisht një frymë të re zhvillimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalaja e Elbasanit konsiderohet një ndër kështjellat më të rëndësishme fushore në Ballkan, me histori që daton që nga periudha romake. Përmes këtij projekti synohet ruajtja e trashëgimisë historike dhe kthimi i saj në një motor zhvillimi ekonomik dhe turistik për qytetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Elbasan dhe institucionet partnere kanë bërë të ditur se do të ndjekin të gjitha fazat e projektit deri në miratimin dhe zbatimin final të tij, me synimin që Kalaja të marrë një identitet të ri urban dhe kulturor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?