Nga Ylli Dylgjeri:Çili dhe Çuli
ÇILI & ÇULI
Nuk qënka e thënë të ngjajnë.
Çar e ka Çili-Çulin? Asgjë. Tjeter Çili, e tjetër Çuli. Zhurmë bëjnë të dy. Të dy i çajnë ekranet e TV-ve. Dhe…
Të dy e duan Rilindjen. Te dy ish Kop-ist.
Por… ndryshojnë. Çili të rreh, por të rreh me fjalë.
Çuli të rreh, por të rreh me grushta. Ateherë… të mbajmë një :
Të mbajmë Çilin, e të shporrim Çulin!
Nuk ish dëgjuar kjo! Të rrahin në stadium.Të rrahin në rrugë.Të rrahin te Klani. Të rrahin edhe në polici. Por të rrahin edhe në Teatër Kombetar? Ky është lajm çjerrës.
Shtohet harta e drurit në këtë vend.
Regjistroheni:
Drejtori i Teatrit Kombëtar rrahu fjalën e lirë!
Ky është sot Çuli.
Rroftë Çili!