Ngacmin seksual në Barcelonë

Nga Mitro Çela

Kohë më parë lexova një reklamë. “Zoti bëri parajsën. Në vitin 2015 i vuri emrin: Barcelona!” Mbase ishte ky “sebepi” që i pltësova kapricon Ezmerkës: 10 ditë turistë në Barcelonë…Me vete kishim edhe Anisën, mbesën time.
Hoteli “Quatro Nacione”. Me dy yje. Rrudhëm buzët për cilësinë. Buzqeshëm për pozicionin. Në qëndër të rrugës “La Rampa”. Më e bukura e qytetit…
Si çdo femër edhe Ezmerka e ka një “cen”: I ha ca si shumë kohë tualeti. Mbesa njësoj. Në pritje, çdo natë bënja viago para hotelit…
Një natë mu afruan dy vajza. Mulate. Sy bojë qiell. Ballkone-parajse. Më kapën njera nga një dorë e tjetra nga dora tjetër. Më përqafuan. Dy palë buzë të kuqe, si qershi stambollite, në qoshe të buzëve të mija. Sa nuk më ra vilani…Mos isha në parajsë? Mos po vërtetohej profesia e reklamës? 
Ruana Zot, mos bëj prapësi, sidomos tani që opozita humbi zgjedhjet…Dëgjova një zë femre, si cicërimë zogu:
– Po vjen në hotel me ne?
– Jam me gruan?
– Pa problem. Nuk të mbajmë më shumë se një orë.
– Nga jeni?
– Nga Gana!
– Çfarë punë bëni në Barcelonë?
– Luajmë tango…Muzika: seks…100 euro. Seks i kompletuar. Edhe klitoinçe…Më duke si pensionit?…Ke 20 përqind ulje…
Ja bëhu Ezmerka me mbesën. U hodh në sulm:
-Çjanë këto! Nuk të vjen turp!…
-Nuk i gjeta unë. Më gjetën…Nuk jam pa edukatë…
-Pika burrit! U plake e u thinje, por nga trutë mbete çilimi… 
Në mëri e sipër, më rrëmbeu. Mbeta si peshku pa ujë. Vajzat zgurdulluan sytë…Për të marrë hakë, i thashë Ezmerkës:
-Pse nuk e reciton të plotë vargun e poetit K. Spidhi:” U plake e u thinje, e me lepurush… nuk u nginje!”
U desh edhe ky varg, që mëria e Ezmerkës të zgjati 24 orë?!..

SHKARKO APP