Ngel shtatzënë, Miss Universit i hiqet titulli

Mbretëreshës së bukurisë në Bolivi iu është hequr titulli pasi zbuloi se është shtatzënë.

Joyce Prado fitoi Miss Bolivia Universe në 2018 por tani është ‘zhveshur’ nga kurora e saj për ‘shkelje të kontratës’.

Është kundër rregullave që fituesja e Miss Universe të ngelë shtatzënë ose të martohet gjatë kohës që mban titullin.

“Mbajtësit e titullit nuk duhet të martohen gjatë gjithë mbretërimit të tyre,”-thuhet në website-n e konkursit.

22-vjeçarja me anë të një postimi në Instagram zbuloi se ishte shtatzënë dhe agjencia e saj njoftoi të premten se iu hoq kurora për shkelje të kontratës.

SHKARKO APP