Ngrehinat afrikane dhe shkolla artistike “Jordan Misja”

Nga Irfan Rama

E mpaka titullin e shkrimit tim nga ai që kisha në përmendjen time. “Ngrehinat e drogës shqiptare, ngrehinat afrikane dhe shkolla artistike Jordan Misja e Tiranës”. Ky ishte konceptimi i titullit të gjatë të opinionit tim. Por le ta përshfaqim domethënien e tre porcioneve:

Ngrehinat e drogës shqiptare

Po bëhet ndoshta një muaj qëkur në fshatin Xibrakë të Elbasanit u kap një ngrehinë droge. Një “laborator” i vërtetë i prodhimit të drogës që askërkujt në mëpranë këtij i thënçin laborator-sepse vetëm laborator nuk ishte, ishte veç një rrumujnajë konglomeratesh pasjesh, hedhurinash, mbetjesh, veglash këtu e tej pa asnjë lloj rregullshmërie e të pastrash- nuk dinte asgjë dhe as që nuk i kishte përshkuar nëpërmend se aty bëhej e përpunohej drogë e pastër. Pyeteshin njerëz të ndryshëm në atë zonë dhe përgjigjeshin realisht se nuk dinin asgjë dhe se nuk ishin ndjerë dyshueshëm asnjëherë. E kisha parë për disa ditë lajmin dhe kisha dëgjuar të thëna e të pathënëshme, idiotësira dhe fakte mbushamendëse, argumentime dyplanëshe politike, skenime e inskenime, nuhatje e papërgjegjshmëri analizash, analistësh e specialistësh e shumëçgjë për ngrehinën e drogës dhe përparësitë shqiptare e gjermane apo gjermane shqiptare në kapjen e të implikuarëve në këtë “Ferrari të kuqe” që prodhonte bardhinë për vdekje adoleshentësh, të rinjsh, vajzash, grash e burrash këndeanë Europës. Por edhe për produkt vdekjesjellës për shqiptarët gjithëfarëmotshëm. Ngrehina të drogës Made Albania më kishin rrokur sytë edhe në Lazarat, por me një ndryshim sepse në Lazarat ndryshe nga Xibraka – ku lënda e parë sillej nga Kolumbia e “përlotur” në mallra të ndryshme e që më pas diversifikohej nëpërmjet pajisjeve e lëndëve të ndryshme në drogë të pastër-produkti Canabis sativa për eksport ndërkombëtar lindte nga fara që nxirrej çdo vit, shtratifikohej, mbillej, vepronte kodi agroteknik kontemporan, iniciohej nga institute kërkimore drogaxhinjsh politikanësh, deputetësh, kryekomunarësh e kryebashkiakësh, biznesmenësh, “luftëtarë” të hunit e litarit, armëtarësh të specializuar, menaxherë e marketues të përgatitur në perendim, gjyqtarësh, prokororësh, noterë e avokatë, fëmijë e të moshuara etj etj. Një ushtri e tërë që prodhonte miliarda euro që i futnin në xhep “Xhonlenët” varfanjakë shqiptarë. Tokina të tëra kudo në Shqipëri në Jug, Veri, Mesinë e Shqipërisë valviteshin flamujt e drogës. Se në shumë institucione shqiptare qytete e fshatra i kundron flamujt kuqezi të shpërlarë, të dalur boje, të shqyer si nga qentë madje edhe flamuj amerikanë si në një komunë ranishte të Veriut shqiptar ku llamburiteti i ndërtesave laksisohet me flamujt shqiptaro-amerikanë të përdhosur nga ngjyra, shqyerja e katundariteti i të të zotëve të shtëpisë rano-detare.

Ngrehinat afrikane që prodhojnë GDP dhe para

Në shumë ngrehina afrikane ritmikimi i punës së ndershme e të fisme ka progresuar. Afrika sot është bërë një nga okupimet më tunduese të shumë shteteve të fuqishme të botës. Kina po investon ethshëm sidomos vitet e fundit. ShBA, Rusia, Britania e Madhe etj interesohen dhe zhvillojnë projektet e tyre zhvillimore por edhe arsimore e kulturore. Por vetë shtetet afrikane nëpërmjet inisiativës krijuese dhe guximshmërisë risitive të biznesit traditor po përçajnë tregjet europiane, amerikane, e vete shtetet midis tyre afrikane po tregëtojnë produktet e tyre bio të mrekullive afrikane. Kristin, është një ruandeze me fytyrë ëmbëtoze që ka krijuar një njësi produktesh me emrin Christine Compani dhe eksporton në Europë, vendet afrikane etj këpucë me ngjyra të ndryshme të bukura, çanta me ngjyresa e dezajne të mrekullueshme. Terry Mashanda një afrikane tjetër nga ngritur një ngrehinë që prodhon orë dore në pjesë lëkure druri, çanta, kapele burrash, rripa, fustane, pantofla, shporta të ndryshme me tjerrim thuprimesh tepër të bukura. Zbukurimet janë me pikasa ngjyrash të ndezura tepër joshëse për blerësit ku punësojnë mjaft njerëz burra, gra dhe të rinj. “Eksportoj në Londër dhe USA”-thotë Terry. Në Ganë një pasionat traditor bën Bambu Bicycle (biçikletë me trup bambuje) me dizenjo shumë të këndëshme në ngrehina të hapta. Ndërsa Kudjoe Afutu bën punime druri si kolltuqe me pamje shpendësh, kafshësh tunduese e tj. Bëjnë trajnime që fillesat i kanë prej 100 vjetësh. Një impresion të veçantë më blatoi një artist me koncepte shumë tunduese menaxhuese e marketuese dhe tepër humane. Ai ishte rreth të dyzetave. Bënte piktura shumë të bukura të përmasave të vogla të mesme e të mëdha dhe i ekspozonte në një sallë të vogël modeste me çmime të arsyeshme. Kishte ngritur një restorant dhe në murimet e jashme kish varur pikturat që shërbenin për tundim dhe shitje me të kuqtat e ndryshme, të jeshiltat, bojqilltat etj. Kish marr 60 fëmijë pesë-gjashtë vjeçarë ku i kish paisur me libra të ndryshëm me vizatime e piktura mjete pikturike dhe i trajnonte për pikturën, organizonte kërcime, këndonte vetë e tj. “I mbështes këto fëmijë me përkrahjen time financiare që të mos humbas shpresa ruandeze nga varfëria. Dua të bashkoj shpresën dhe ëndrrat e tyre”- pohonte ruandezi i gjatë e i dobët për CNN me një fismëri admiruese. “Pesë përqind të tregtisë botërore e bën Afrika ndërkohë që zhvillimi i ekonomisë është diversitiv nnë çdo sektor. 60 përind e afrikanëve janë të punësuar”-thotë David Evans ekspert i Bankës Botërore. Po Shqipëria që ka traditën, mineralet, drurin, mendjen të vjetrën…?

Shkolla artistike “Jordan Misja” nuk është më kombëtare(?!)

Mu përduk tepër paradoksale që shkolla kombëtare artistike “Jordan Misja” në Tiranë me një jetëgjatësi gjashtëdhjetëepesëvjeçare e ndoshta përmbi, nuk do të jetë më kombëtare dhe do t’i kalojë në juridiksion DAR të Tiranës. Pra nuk do të ketë më status kombëtar që kanë edhe disa shkolla fshati (Shqipëria e Tirana tok një fshat i madh janë sidomos në mnentalitet)?! Kur e dëgjova shtanga në vend nga habia e vendimit që kish mbërritur në Shkollë një ëmuaj më parë nga digasteri i arësimit! Ishte hequr ekonomati, magazinieri dhe një punonjës tjetër. Priten edhe shkurtime të tjera në mësues. Si është emundur thashë me vehte që një shkollë e lavdishme ku kanë dalë talente të mëdha në fushën e muzikës, pikturës, tekstilës, grafikës, skulpturës, qeramikës, gdhëndjes në gur e dru etj, etj, që po ndriçojnë Shqipërinë – këtë Shqipëri të frikshme, të korrupsionit, kriminalitetit, dinamitit, shpërthimeve ekspluzive në rrugët e Tiranës ditën e natën etj – nëpër botë, por edhe në Shqipëri të bjerë në këtë deregje si të jetë një shkollë e mesme të ndonjë tokësine fshati!!! Thashë me përvete se ky është një vendim skizofrenik i disa mediokërve specialistë që vegjetojnë në digasterin arsimdritës. Statusi kombëtar përveç disa aspekteve privilegjuese nga shkollat e tjera të mesme, ka edhe një financim nga shteti që në vite tek kjo shkollë ka ardhur duke u rrudhur nga 100 milion lekë të vjetra, në 50 e vitet e fundit në 30-35 milion lekë të vjetra në vit. Kjo është një shkollë me universalitet të plotë që nga klasa e parë fillore dhe me një ndihmë më të kualifikuar nga disa digastere do të krijonte me konceptet e reja botërore të marketingut, menaxhimit e legjislacionit e një zgjerimi degësh do të kthehej në një fidanishte të vërtetë të arsimit profesional, një tempull idesh e produktesh që mund të krijonte shumë vende të reja punësh për të rinjt, të rejat dhe moshëmote të tjera. Është një shkollë që vërtetë mund të krijojë punësim të madh. Vijnë nga e gjithë Shqipëria e Bashkia e Tiranës ia pat rrëmbyer internatin para dy vjetësh!!! Edhe një paradoks: Si është e mundur që Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë tok me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Profesional nuk e kanë rrokur në juridiksionin e vet?! Një Shkollë që prodhon shumë produkt të mesëm profesional që mund të shumëfishojë të punësuarit në Shqipëri të jetë as në qiell as në tokë. Kudo në Europë ku kam parë e jam trajnuar, shkollat artistike janë në juridiksione kontrolluese, vlerësuese, trajnuese të arsimit profesional. Nuk përmenda mëkoti ngrehinat e drogës në Shqipëri, progresin afrikan të ngrehinave të thjeshta e në terrene të hapëta dhe Shkollën artistike “Jordan Misja” që duhet e duhet të rikthehet në Kombëtare sërish nga Qeveria Shqiptare. Traditat shqiptare të vjetra e të reja që janë kudo të hapëta e të fshehta duhet të nxirren nga pluhuri e të krijojnë ngrehina të tëra me punësim të madh. Kjo është një sfidë e qeverisë shqiptare.   

 

   

SHKARKO APP