Ngrihet nga arkivoli… ishte e uritur

95-vjeçarja Li Xiufeng pas 6 ditësh ngrihet nga arkivoli ku e kishin vendosur, pasi kishte vdekur dhe shkon drejt e në kuzhinë për të gatuar, sepse ishte e uritur. Plaka që jetonte e vetme në shtëpi ishte rrëzuar dhe kishte humbur ndjenjat.  Komshiu, i cili e gjeti e vendosi në arkivol dhe e la atë në mes të shtëpisë për 6 ditë sipas zakonit, që njerëzit të bënin ritualet. Por ditën e 6-të kur komshiu shkoi të mbyllte kapakun e arkivolit, ai pa se ishte bosh dhe i shokuar thërriti dhe fqinjët e tjerë. Ata panë se plaka qe ngritur dhe kishte shkuar në kuzhinë, madje po gatuante pasi ishte e uritur. Mjekët pohuan se gruaja pësoi vdekje klinike.  Vërtet nuk merrte më frymë, por trupi i saj ruante një temperaturë konstante.

SHKARKO APP