Nikolla Martinaj për Kryengritja e Malësisë më 1911
GËZIM LLOJDIA*
1.
Më 14 qershor 1924, Gazeta e Vatres,”Dielli”,zeri i shqiptarëve të Amerikës dhe më e vjetra ndër media print të emigrantëve në tokën e përtej oqeanit , publikon një shkrim të Nikolla Martinai me një titull të qartë kushtuar kryengritjeve shqiptare të viteve 1909-1911.
Mirëpo fokusi i z Martinaj është përqendruar te Malësia e cila është një shkreptimë e madhe rrufe karshi pushtimit të gjatë të osmanëve në trojet e Arbrit dhe rrezikut që u kanosej këtyre trojeve nga fqinjët ardhacakë.
”Kryengritja e Malësisë më 1911. Kryengritja e Shqipërisë më 1911 ka një rëndësi edhe nga pikëpamja ndërkombëtare,nga shkaku se ajo ndezi shkëndijën e parë të luftës së Ballkanit. Kryengritja shqiptare e 1911 u ndodh si një rast për të provuar fuqinë fizike dhe morale të Turqisë së ahershme ,dhe shërbeu të jap shenjën shteteve të Ballkanit,që të bashkohen në mes tyre kundër Turqisë. Nga pikëpamja shqiptare ,kryengritja shqiptare e 1911 mund të quhet si fara e të tërë lëvizjes kombëtare të kohës së fundit e cila pati efektin që të shpëtoj independencën e Shqipërisë ,e cila u bë shkak të hapet e para fushatë për të mbledhur të holla për një qëllim patriotik kur e njohura filoshqiptare inglize Miss Edit Durham bëri një thirrje mes shqiptarëve të Amerikës,të parët shqiptarë të organizuar në shoqëri kombëtare moderne me qendrat në Boston për të parë krahu, lëvizjen .
Z. N. Martinai shkruan gazeta, ahere një djalë i ri ish-organizator i kryengritjes në Podgoricë. Miss Durham në letrën e saj fliste me entuziazëm për besnikërinë me të cilën Z.Martinai i qe vënë çështjes së asaj lëvizje. Nga ky shkak shkruan gazeta,nuk ka asnjë shqiptarë tjetër ,që të dijë më mirë se ay faktet e asaj kryengritje e cila është pjesa e parë e historisë së zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare është në proces të zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare është në proces dhe po zhvillohet me të shpejtë. Po që të kuptohet ky zhvillim, është nevojë të niset historia e tij që në krye dhe artikulli, që pason është i pari i një seri prej 10 artikujsh të shkruar prej Z.Martinai për Diellin ,të tjerat do të vazhdojnë me radhë,përfundon parathënie për shkrimet historike të Z.Martiai.
2
.“Për pashkë t’ vjetës 1911 krisi pushka ner malet e Shqypnisë kundër Turiqisë,shkruan N.Martinaj.
Shtypi evropian hapi fjalën sikur shqiptarët po nisen luftë për me ba shtet independent Shqypninë. Kjo fjalë ngiati për shumë ditë dhe zhurma e kësaj lufte u rrit për s’tepri. Shqyptarët që gjindeshin në’Evropë pyteshnin shoqishojnë.
-C’asht kjo kryengritje enigmatike?
Kishin arsye me vrejte prej s’largu si një kryengritje enigmatike pse e dishin që malsoret burra t’fortë, por akoma pa vetdije patriotizme, t’armatosun keq pa pare.pa krene lufte modern,nuk ishin të zott për me fillue luftën për independencën e Shqypnisë kundre një mbretënisë s’ madhe. Cudia u shtu kur erdh lajmi se ra Tuzi që qe vetëm pak bajraqe,Hot -Grud-Kastrat,kishin ngreh armët.
Ded Gjo Luli burrë i vjetre sillej ,sillej nëpër Podgoricë .Aty me mund pak e gjetëm disa vetë,disa vetë shqyptarë, arsynë e thellë kryengritjes .Promotori ishte Krajl Nikolla. Një andrë e madhe ja kishte ndeze trutë qyshe se kish njeshe kunoren e mbretenise. Varzat i kishte ner oborre t’vjetra t’Evropës,aj vete ish fis i ri,ardhur nga popat ne 1700.
(Autori përmend faktin e njohur për ardhjen e sllavëve në Ballkan)
Komenti ynë.
Kur invazioni serb zbriti deri në jug ,ai krijoi jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Tri subjekte shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat të NATO-s.)
-Kur u proklamua mbret, shkruan N.Martinai, morrin titullin e një princi legjendar,një fare Ivan,princ i Xetes nga i cili ndofta rrjedh Kol Ivanaj. Ai princ thonë se jetoj ne shekullin e pesëmbëdhjete. Me at titull Krajl Nikolla i hipi kalit t’nje mbretërisë operete.Andra e madhe e tij ishte me ba te vetat malet e Shqypnise deri në kufi të Serbisë. Froni i Serbisë nuk ishte aso kohe forte dhe emni i Krajl Nikolles ishte shumë popullues ner Serbi. Krajl Nikolla shpenzonte me i vu ne themel aj vete mbretënisë jugosllave,thotë N.Martinai duke treguar manyrën se si u ngritën mbretëria që rrëmbeu tokat e fqinjëve shekullorë në Ballkan.
Kur filloi kryengritja e Malcisë në Mal të Zi u dha fjala se krajl Nikolla merr ner duer baketën drektoriale të politikës ballkanike. Shpirti i malcorëve përpara se të fillojshin luftën ,ishte i vramun nga turqit pak për arsyna fanatizme fetare të mbetun me shekuj,por ma fort pse Turqia e Re u kish vu taksa dhe u menaconte lirinë anarshike të tyne.Krajl Nikolla i ashpëroj edhe ma tepër me propaganda të fshehta dhe j’a u mbushi kokën se shpejtim për ta nuk gjindej veç me u nda nga Turqia dhe me u bashkua me Malin e Zi. Krenet malcore ju shtrunë këtij mendimi. Krajl Nikolla u muer fjalën dhe u vuni në një betim me një formë magjike.Rreshtoj një sallon disa ikone ,karshi ikonave ndezi qira dhe aty i vuni malcorët me ba këtë be:”Për këtë flakë qirash ,për këto shejta, që na njofin,po i bima turkut,për të miran t’one dhe për nderin e Krajl Nikollës.
Me këtë ideal filloj fshehtas kryengritja në 1911.
3.
Në një shkrimtjetër gazeta Dielli shkruan:Një dokument i panjohur i Isa Boletinit për kryengritjen e vitit 1911.Gazeta e shqiptarëve të Amerikës” Dielli” sjell një lajm rreth përpjekjeve të Isa Boletinit për të takuar refugjatët në Mal të Zi. Lajmi i periodikes shqiptare është marrë nga (Levavt Herald, 25 Shkurt).Gazeta turke Silah e Selanikut shkruan pikërisht kjo gazetë,botoi në numrin e saj të funt me fjalimin që pati nga redaktorët e saj në Mal të Zi më të zgjuarin Isa Boletini , provokatorin e lëvizjes kryengritje se funtme ne Shqipëri të Veriut. Kapidani i shkëlqyer i shqiptarëve patë deklaruar që priten ngjarje me rëndësi pranverën që vjen. Një luftë do të ndodh doemos në mes të Turqisë nga njëra anë , Bulgarisë dhe të Greqisë nga tjatra. Shqipëria dhe Mali’ i Zi do të marrin pjesë. Gjithë ai redaktor pasi pyeti mirë mi numrin e refugjatëve otoman në Mal të Zi, lajmëron, që ka sot në Mal të Zi refugjatë otomanë nga këta 2562 shqiptarë,1024 serbë, dhe 215 kaçakë urie.
Guverna e Malit të Zi me gjithë varfërinë e saj,do ti përmbajë të gjithë harxhet e saj. Krerëve u ep 5 franga në ditë dhe të tjerëve 2 frënga.
S.D . Në qoftëse korrespodenca e Silah është e vërtetë dhe jo e fabrikuar në favor të saj, gjë që ngjan shumë herë me të metat e vogla, ahere s’është çudi që korrespondenti i Times-H të jetë lajthitur për lajmin që epte se Isa Boletini u fal dhe u kthye ne Shqiperi. Lajm e Silah u botua me 24 te Shkurtit dhe dy ditë më vonë u botua ajo e Times-H. Po të ish që të ato ditë Isa Bolotini që të kthehej në Shqipëri si i falur, do t’i kish thënë gjë korri pondentit të Silah-iH.
Pastaj vumë re se Vant herald-in e Stambollit gjer Shkurt dhe s’ bën asfare fjalë për kthimin e Isa Boletinit. Emëri i gjeneralit kryengritës Shqiptar është aqë i dëgjuar sa këtij s ‘’munt të shkonte i pavënë re, ose Isa Boletini ndodhet në Mal të Zi dhe mediton mi politikën e Ballkanit, ose kthehet fshehurazi në Shqipëri që të lozë dhe qëllimin e tij në turbullimet të cilat janë paralajmëruar.
4.
Gjejmë në gazetën Dielli një shkrim tjetër.
5 tabore kurdësh kundër Mirditasve.
Mirditasit zaptuan Leshin dhe i dhanë rasje një vapori t’ afrohet e t’u sjellin armët qe prisjin. Thuhet qe Fuzli Pasha hyri në Shqipëri me këtë rasje. Armët që u soll ishin gjer 10,000. Proklamata e autonomisë dhe vendosja e një guverne provizore në Orosh janë bërë prej një Z. Anton Toçi të cilit TIMES i ep rëndësi. Guverna turke çoj 5 taborë kurdësh kundër Mirditasve cilët e lanë Leshin pasi muarrë armet, gjashtë taborë të tjerë u çuan kundër Shalës,e cila ka gjer 2,000 armë të sistemit të ri.
5.Katoliket e Shkodrës,thotë gazeta Dielli,janë në një frikë të madhe nga bashibozukët pas kryengritjes së Mirditës. Kjo friko u shtua, kur nisi guverna të burgos ceza krerë të krishterë në mes të cilëve dhe të kusherin e Prenk Bib Dodës kapidan Marko Gjonin. Me rasjen e udhëtimit të Sulltan Mehmedit në Kosovë, Torgut Pasha i ftoj malësorët të falen. Këta s’e përfillë dhe zunë luftën. Telegrafet e funtme na thonë që i venë përpara dhe që i kanë dbuar Turqit nga cesa vise. Kryengritësit janë të zëmëruar për mos ardhjen e Garibaldit. E shoqja e prinit trëshgimtar të Malit të Zi dhe princesha Xenia visituan spitalin ushtarak të Podgoricës,ku cesa shqiptarë të plagosur janë nën kujdes mjekësor malazias. Në mes të tyre ishin djema 17 a 18 vjec. Shumë të tjerë s’gjejnë as mjek as barra. Numri i refugjatëve po madhohet. Partia Republikane i Italisë me 60 deputetë në krye gatit një dërgim ndihmash dhe doktorësh.
6.Ismail Qemali arriu në Cetinë dhe u poq me mbretin Nikollën e Malit të Zi me të cilin foli foli tri karta t’ orës shkruan një shkrim tjetër në një numër të Diellit të Amerikës. Në pallat e shpuri sekretari i legatës turke Nuzimin Be.
Mbret Nicolla i paske thënë një korrespondenti italian që do mos do se do te krise lufte te Malit te Zi dhe të Turqisë.Guverna turke u përpoq me ketë të marrë një hua 25 milionash lira prej një grupi frenqsh. Shkaku qe se Turqisë si mbeti më gjë që te mos ua ketë shitur të huajve dhe Frenqte s” japin ti holla ne ere pa sigurime
U lumtë Malësorëve!Pas telegrafëve të funtine Kont Aehentheral u muar vesh me ambasadorin italian në Vjene që të japin se bashku këshilla ne Stamboll në Cektinë per ti pushuar turbullimet e Shqipërisë. Korrespondenti i gazetës italiane Secolo boton cesa letra në gazetë të tij mi pjekjen qe pati me te dy krerët e dëgjuar shqiptar Z. Sakol Bazi dhe Bajraktarin Ded Nikaj të Grudes, dhe boton gjerë e gjatë mendimet e tyre mi kryengritjen. Që të dy folën për pabesinë me te cilën Turqit zaptuan Decishin para se të shkonte koha e proklamatës.
Shtatëdhjetë e katër luanë e mbajtin këtë vent për 16 ore kundër flages së topave që u vinin prej tri anësh. Më në funt u shtrënguan të ikin si i mbaruan fishekët. Guverna turke dërgoj ne Gegëri 20,000, ushtarë të mbledhur nga Shqipëria e Jugës.
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve]