Nis “Australia Open”, Nadal e Federer nuk ndalen!

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fituar me lehtësi në ndeshjen e tij të parë në turneun “Australian Open”, Grand Slam-i i parë i sezonit. Tenisti mundi lehtësisht rusin Mikhail Youzhny me rezultatin 6-3, 6-2 dhe 6-2. Ndeshja e raundit të parë të turneut zgjati 1 orë e 50 minuta. Në raundin e dytë, Nadal do të përballet me amerikanin Tim Smyczek, numri 112-tw i botës. Edhe Roger Federer, numri 2 i tenisit botëror, kaloi pa vështirësi raundin e parë të Australian Open. Zvicerani fitoi ndaj tajvanezit Yen-Hsun Lu me rezultatin 6-4, 6-2 dhe 7-5. Në raundin tjetër, Federer do të përballet me italianin Simone Bolelli. Surpriza e parë e Grand Slam-it të parë sezonal erdhi nga tenisi i femrave. Serbja Ana Ivanoviç u mund nga çekja Lucie Hradecka, numri 142 i botës, me rezultatin 1-6, 6-3 dhe 6-2. Që kur ka fituar Roland Garros-in në vitin 2008, tenistja me famë botërore, Ana Ivanoviç ka shkuar vetëm dy herë deri në çerekfinale të turneve "Grand Slam". Edhe në këtë turne, si për meshkuj, edhe për femra, janë të njëjtit pretendentë.

SHKARKO APP