Nis fluturimet linja Low Cost për në Amsterdam

Për herë të parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të udhëtoni direkt për në Amsterdam. Linja e re me kosto të ulet Transavia Airlines preku tokën shqiptare mbrëmjen e hënës së plotë të kësaj të mërkure.

Fluturime tre herë në javë dhe çmime konkuruese duke filluar nga 29 euro është mundësia që ofrohet këtë verë për pushime.

Rolf Casto Vasquez: Transavia Airlines ofron tarifa shumë konkurruese, duke filluar nga 29 Euro dhe me siguri do të sjellë një vlerë të shtuar për Aeroportin tonë si dhe industrinë e udhëtimit. Urojmë që pasagjerët ta shijojnë këtë destinacion të ri të mrekullueshëm.

Rolf Casto Vasquez: Është kënaqësi të mirëpresësh në bord pasagjerët shqiptarë. Transavia njihet për mikpritjen, shërbimet digitale, lehtësinë e përdorimit të tyre dhe sjelljen e mirë që u ofrohet pasagjerëve. Tarifat janë të përballueshme. Kemi punuar fort për të nisur këtë fluturim dhe besojmë se do të jetë një produkt i mirë – duke patur parasysh dhe destinacionin Paris Orly – Tirana ka rezultuar shumë e suksesshme

Ambasadorja holandeze në Shqipëri  Dewi van de Weerd,  veçoi se e rëndësishme është që udhëtimet e kësaj linje të përkthehen në më shumë biznes për të dyja vendet.

Kompania ajërore Transavia Airlines me eksperiencë 50 vjeçare, është degë low cost e grupit franko-holandez Air Francë KLM dhe operon në më shumë se 110 destinacione kryesisht në Evropë dhe Afrikën Veriore.

SHKARKO APP