Nis më 30 tetor Java e filmit Shqiptar në New York 2015, drejtohet nga Kozeta Turishta


Java e filmit Shqiptar në New York 2015 (Albanian Film Week-AFW) është një një nder eventet më të mëdha të promovimit të vlerave kulturore dhe kinematografike që zhvillohet në New York. Këtë vit në Edicionin e tij të IV-të, do të prezantojë prodhimet më të fundit të kinemasë, si edhe prodhimet e shumë artistëve shqiptarë që jetojnë e veprojnë jashtë trojeve të tyre. Gjithashtu do të ketë aktivitete e debate përcjellëse që do të shoqërohen përgjatë Festivalit, në mënyrë që të promovohet kultura e kombit tonë duke qenë gjithmonë në shërbim të paqes e tolerancës. Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi.
Në këtë aktivitet marrin pjesë personalitete të ndryshme, si dhe përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Shqiperisë në New York, Ambasadës së Kosovës në New York, Ambasadës së Maqedonisë në New York dhe shumë pjesmarrës të tjerë të njohur të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në Neë York.
Nëse shfletojmë Programin e paraqitur në ëebsite-in e AFW-së, shohim dhe filmat kryesore që do prezantohen gjatë netëve të Open night, që starton më 30 tetor deri më 5 nëntor. Filmat kryesore janë: "Tri dritare Dhe një varje" Isa Qosja, "Bota " Iris Elezi & Thomas Logoreci dhe " Amsterdsm Express" Fatmir Koçi.
Ky event i madh për botën shqiptare jashtë kufijve do të prezantohet nga moderatorja e njohur dhe shumë e dashur shqiptare, Kozeta Turishta. Krah Kozetës do jetë edhe aktori i njohur Lulzim Bucolli për të prezantuar këtë event gjigand të diasporës.

SHKARKO APP