Nis ndërtimi i HEC-eve në Tropojë, Amerikania e Valbonës: Kurrë nuk është vonë

Ndërtimi i dy HEC-eve në Valbonë ka nisur këto ditë. Ndërsa priten protesta të banorëve të luginës, Catherine Bohne e njohur si “amerikania e Valbonës”  bën apel për të ndaluar këto investime.

Në Valbonë nisi ndërtimi i HECEVE. Makineritë e rënda prej ditësh janë parë në Dragobi të Maskollatës, në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Kontratat konçensionare dhe vendimet për hidrocentralet Çeremi” dhe “Dragobia”në Valbonë janë dhene në prill të vitit 2014. Lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve. Por per kundershtaret e nje investimi te tille, nëse cënohet lumi, shkatërrohet natyra. Vendimet jane kundershtuan ne vazhdimesi nga banoret. Ne mbeshtetje te tyre dolen edhe  organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si ËËF, EuroNatur dhe Riverëatch.  Catherine Bohne, “aerikania e Valbonës”, kjo grua që prej vitesh është dashuruar me alpet shqiptare, gjithnje ka apeluar kunder heceve. Ne nje leter te saj publike, menjehere pas nisjes se punimeve, amerikanja e Valbones shkruan:

“Që nga ora 11 në male jehonte zhurma e shkatërrimit. Veprimet e sotme janë të fundit në betejën, që nisi në janar 2016, kur u mësua për planet për të ndërtuar 14 HEC¬e gjatë vetëm 30 kilometrave në lumin e Valbonës, tetë nga të cilat janë krejtësisht në brendësi të Parkun Kombëtar”.

Chaterine Bohne kërkon sërish që keto vendime të anullohen.  Dhe pse është vonë, thotë ajo, sërish nuk është vonë për të mbrojtur natyrën.

“Tani kemi të bëjmë me një garë kundër kohës në Valbonë për të parë se çfarë do të ndodhë më tej. Këto koncesione nuk duhej të ishin dhënë, pasi pasojat e tyre do të jenë katastrofike – mbi ekonominë, natyrën”.

Vlerësuar si mrekullia e alpeve shqiptare Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Peisazhi malor, ujrat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit  po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

SHKARKO APP