Nis sot faza e dytë e regjistrimeve në Universitetin e Tiranës, zgjat vetëm 48 orë

Në Universitetin e Tiranës ka nisur sot faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025–2026.

Në një postim në rrjetet sociale UT sqaron se “sot fillon faza II e raundit të parë të regjistrimeve, e cila do të zgjasë vetëm 48 orë”.

Kandidatët fitues duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse me dokumentacionin e nevojshëm për të përfunduar procesin e regjistrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

UT theksoi se “pas çdo raundi zhvendoset vija e kuqe në listë dhe mund të përfshihen fitues të rinj, të cilët regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raundi i parë i regjistrimeve zhvillohet nga data 29 gusht deri më 11 shtator 2025, i ndarë në 7 faza 48-orëshe: Faza I ishte më 29–30 gusht; Faza II është nga sot, 31 gusht – 1 shtator; Faza III: 2–3 shtator; Faza IV: 4–5 shtator; Faza V: 6–7 shtator; Faza VI: 8–9 shtator dhe Faza VII: 10–11 shtator.

Me 164 programe studimi dhe një staf akademik të kualifikuar, Universiteti i Tiranës garanton formimin profesional dhe shkencor të studentëve, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe për të ardhmen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?