Nis sot gjyqi në themel për Ilir Metën. Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live

Nis sot në GJKKO gjyqi në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente.

Ai i është drejtuar me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?