Nis sot sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend
Deputetët nisin sot sesionin e ri parlamentar pas pushimeve të dimrit.
Punimet e sesionit të ri parlamentar do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.
Partia Demokratike pritet të debatojë sërish për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të saj. Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa seanca publike në Kushtetuese mbahet më 22 janar.
KOHA JONË SONDAZH

