Nis vaksinimi në Vlorë, Rama: Të dielën vaksinohen disa personalitete të moshave 80-vjeç e lart

Pas Tiranës, Shkodrës sot procesi i vaksinimit anti-covid po vijon edhe në Vlorë. I pranishëm në këtë proces, kryeministri Edi Rama tha se të dielën do të vaksinohen disa personalitete të moshave mbi 80-vjeç e lart. ”Do shtrihet intensivisht në radhët e mjekëve dhe infermierëve. Dhe shumë shpejt të gjithë do jenë të vaksinuar. Do mbarojë shumë shpejt në shtëpitë e të moshuarve. Të dielën do të vazhdojmë disa personalitet 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori dhe ndërkohë vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda muajin mars do kemi 40 mijë doza e para të Pfizer”,-tha Rama.

SHKARKO APP