Nis Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët

Nis procesi i Vettingut për verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisionit ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillojë sot mbledhjen e parë.

Komisionet e Vettingut u miratuan një ditë më parë në Kuvend, pasi opozita theu bojkotin dhe propozoi emrat e saj për në komisione.

Mbledhja e parë konstituuese e komisionit që do kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët do të zhvillohet në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

SHKARKO APP