Nisma Galdini – Guri: Asamble Qytetare per Parkun e Liqenit. Ftese edhe Donald Lu

Nisma Galdini – Guri per letres qe i ka drejtuar javen qe shkoi Ambasadorit Amerikan Donald Lu si edhe pas Procedimit Penal ne Prokurorine e Tiranes per Kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj, njofton aksionin e rradhes per kete jave.
Sazan Guri dhe Arian Galdini ka thirrur diten e shtune, ne dt 9 Prill 2016,  ora 11.00, nje Asamble Qytetare per Parkun e Liqenit.
Kjo eshte nje ide qe aplikohet si risi ne aktivizmin civil dhe politik ne Shqiperi. Ne kete Asamble Qytetare per Parkun e Liqenit, Sazan Guri do te shpjegoje per qytetaret pjesemarres por edhe per publikun e mediat, shkeljet ligjore dhe ambjentale te ndertimit betonizues qe po ben Bashkia e Tiranes ne Parkun e Liqenit.
Ndersa Arian Galdini do te flase per dyshimin mbi mundesine e nje Projekti Pilot me Parkun e Liqenit, te Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj per mbytjen e lirise dhe demokracise ne vend nepermjet asgjesimit te aktivizmit civil, mendimit ndryshe, kriticizmit, kundershtive dhe opozitarzimit.
Ne kete Asamble do te jene te gjithe si qytetare. Asnje axhende partiake. Asnje axhende politike.
Vetem qytetaret qe duan Parkun dhe Lirine.
Ne kete Asamble  do te jete Qyteti perballe Arbitraritetit.
Mikrofoni do te jete i lire per pyetje dhe mesazhe te shkurtra nga te gjithe.
Nisma Galdini – Guri ka ftuar edhe Ambasadorin Amerikan Donald Lu si edhe Ambasadorin Britanik Nicholas Cannon qe ti bashkohen kesaj Asambleje Qytetare, per te dhene mesazhin e tyre.

SHKARKO APP