Një arritje e veçantë për Kosovën dhe rajonin!
Nga Sali Berisha.
Sot Kosova inauguron autostradën Prishtinë – Shkup (Hani i Elezit), një kryevepër e inrastrukturës me një impakt të madh për zhvillimin e Kosovës, por ndikim të qartë në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe rajonit në tërësi.
Përfundimi i saj shndërron Kosovën në vendin me infrastrukturën rrugore më moderne të rajonit. Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit ka një gjatësi prej 60 km, dy tunele dhe urën më të gjatë të rajonit. Ndërtimi i saj filloi katër vite më parë nga Bechtel Enka dhe kushtoi 700 milionë euro.
Me këtë rast, një urim të përzemërt, për popullin dhe autoritetet e Kosovës për këtë arritje të madhe!
Ps: Po rikujtoj këtu se në kohën që në katër vite Kosova ndërton një kryevepër të tillë të infrastrukturës rrugore, Edvin Kristaq Mashtrimi ndërtoi në Shqipëri në 6 vite të narkoqeverisë një lumë më të gjate se Nilin në mashtrime, shpifje dhe trillime, drogë dhe krime.
Por më konkretisht në këto 6 vite ai nuk përfundoi dot, për shkak të vjedhjeve, 7 km të mbetura të papërfunduara të segmentit Ibë – Farkë të autostradës Tiranë – Elbasan, që duhet të përfundonin në fund të vitit 2013. Ai tenderoi për së dyti dhe së treti për shkak të vjedhjeve, Baypsin e Fierit filluar në vitin 2012, që duhet të përfundonte në vitin 2015; ai nuk përfundoi dot baypasin e Vlorës të filluar punimet në fund të vitit 2010 dhe që duhet të përfundonte në vitin 2016.
Vidh e vidh nuk ka të sosur, ai nuk përfundoi dot rrugën Qukës – Qaf Plloçë, e cila filloi ndërtimin në vitin 2012 dhe duhet të përfundonte në vitin 2015.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/467668447307952/