Një cigare në ditë mund të jetë vdekjeprurëse

Edhe një cigare në ditë mund të jetë vdekjeprurëse, edhe për ata që e pijnë me raste, paralajmërojnë zyrtarët e shëndetësisë në një studim të ri të qeverisë britanike.

Njerëzit të cilët kufizojnë veten deri në shtatë cigare në ditë sërish janë 64% më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme se sa ata që nuk pijnë fare duhan.

Ndërkohë duhanpirësit “ e rëndë” kanë 87% më shumë mundësi për tu prekur nga një sëmundje që i rrezikon jetën.

Studies nga Instituti Kombetar i Shëndetit thonë se shumë njerëz thonë se pinë më pak se 10 cigare në ditë, duke besuar se është më e shëndetshme.

“Rezultatet e këtij studimi mbështesin paralajmërimet shëndetësore që nuk ka një nivel të sigurt të ekspozimit ndaj tymosjes së duhanit,” tha hetuesi kryesor Maki Inoue-Choi.

Njerëzit të cilët pinin nga 1 deri në 10 cigare në ditë kishim më shumë se gjashtë herë mundësi për të vdekur nga sëmundjet respiratore se sa ata që nuk tymosnin kurrë, dhe rreth 1 e gjysmë herë rrezik për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

SHKARKO APP