Një dite pas skandalit në Teatrin Kombëtar

Nga Julian Deda-

Po shikoj statuse te shumta ne lidhje me ngjarjen skandaloze te ndodhur mbreme ne ambjentet e Teatrit Kombetar. Shoh qe shume veta jane ne krah te gazetarit, dhe pak te tjere ne krah te drejtorit, por ajo qe bie ne sy eshte fakti, se askush nuk e mohon apo e pergenjeshtron dhunen e ushtruar ndaj Eni Shehut.

Pra, ata qe jane me gazetarin e konsiderojne skandaloze, kurse ata qe jane me drejtorin nenkuptojne qe “mire ja beri qe ja futi me grusht, se po bente zhurme”. Pra dhune paska patur. Kjo eshte pak por e sigurte.

Ne fakt ketu qendron problemi. Se ky veprim eshte i perseritur, gje per te cilen deshmojne dhe disa aktore te brendshem te ketij institucioni. Nese nuk merret mase, mund te perseritet akoma me rende kjo situate.

Ne fakt ajo qe mua me skandalizon akoma me teper eshte, reagimi apatik i aktoreve dhe njerezve te tjere te artit. Deri diku e kuptoj mosreagimin e atyre qe jane ne pune aty dhe qe shume prej tyre jane te punesuar duke shkelur hapur rregullat e meritokracise, pra jane ne pune se do drejtori, por nuk kuptoj heshtjen e aktoreve qe s’kane interes te drejteperdrejte.

Nje pyetje kam per ju te dashur kolege: A ju duket normale qe nje ish anetar i nje KZAZ-je te emerohet drejtor i institucionit me te larte artistik ne vend, dhe pastaj ky te kapet me “ze e me figure” duke ushtruar dhune fizike ndaj nje gazetari? A ju duket e drejte kjo?

Dyshimet se komunitetit artistik ne kete vend jane ca njerez qe nuk dine te reagojne, mund te vertetohen nese ne nuk tregojme se fjala jone peshon 1 ton.

Reagoni kolege. Reagoni sot, qe neser te mos ndodhin me ngjarje te tilla, qe neser ti japim publikut shfaqje me cilesore, qe neser te keni paga me te mira, qe neser te mos i ulet grada dhe rroga aktoreve me urdher te peshkut, qe neser te mos hipin ne skene aktore te pire, qe neser te mos ju rrahin me grushta ne hollet e teatrove, qe neser te kete gjithmone vende bosh per profesionistet e talentuar dhe qe meritokracia te mos jete fjale e huaj.

SHKARKO APP