Një e pesta e arit të botës fshihet nën Londër
Një e pesta e arit të botës fshihet nën Londër dhe vlen rreth 250 miliardë dollarë.
Ari nën Bankën e Anglisë në ‘Rrugën Threadneedle’ thuhet se peshon rreth 5,134 tonë, sipas BBC, që dërgoi kohët e fundit një reporter për të vizituar hapësirën prej 300,000 metra katrorë.
Ari përdoret nga investitorët si një aset i sigurt për të investuar në rastet kur asetet e tjera janë më të paqëndrueshme, transmeton Gazeta Express.
Përderisa Londra nuk ka aq shumë ari si disa vende të tjera, ajo e ruan një të pestën e arit të botës nën këtë bankë. Kjo për shkak se Londra ka një sistem të quajtur “London Good Delivery” që vendosë një standard më të mirë për ‘tullat’ më të mëdha të arit, duke e bërë edhe më të lehtë tregtimin e tyre.
Për të hyrë në këtë nëntokë të Londrës ku ruhet ari, vizitorët duhet të japin një fjalëkalim me zë në një mikrofon, i cili kombinon zërat për të hapur vendin.
Ky ar ka edhe historinë e vet gjithashtu, thuhet sipas BBC. Këto tulla ari të Britanisë u dërguan në Kanada gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të ruheshin më mirë.